Mali i Zi po përballet tashmë me një kaos në disa rrugë me rastin e fronizimi të Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi.

Më parë një grup qytetarësh bllokuan rrugën kryesore Podgoricë-Cetinje. Më parë, ata bllokuan rrethrrotullimin në hyrje të Cetinjes.

Një grup ekstremistësh serbë kane thyer kordonin e policisë dhe tanimë janë drejt shkuarjes në Cetinje.

Sipas reporterit të “Vijesti”, qytetarët kanë derdhur gurë në rrethrrotullim.

Një pjesë e atyre që u mblodhën, të udhëhequr nga kleri i Kishës Ortodokse Malazeze (CPC), u drejtuan drejt “Pompës së benzinës” pranë rrethrrotullimit.

Më herët sot, një grup qytetarësh hoqën gardhin mbrojtës të vendosur në Dvorski trg, përballë manastirit të Cetinjes.

Që nga mëngjesi, banorët e Cetinjes janë indinjuar për shkak të gardheve që janë ngritur në qytet.

Të dielën, 5 Shtator, fronëzimi i Mitropolitit Ioaniki të Malit të Zi dhe Litoral është planifikuar në Manastirin e Cetinjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: