Një situatë kaotike është krijuar këtë mesditë nga trafiku në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë.

Trafiku i rënduar ka paralizuar qarkullimin e mjeteve, duke krijuar radhë të gjatë, që shkon në disa kilometra. Ndërkohë, raportohet se mjetet kanë mbetur të bllokuar në rrugë prej më shumë se 40 minuta.

“BalkanWeb” iu sjell foto dhe video, që tregojnë radhën kilometrike të makinave në këtë aks.

Shkak për këtë trafik tepër të rënduar në rrugë mund të jetë krijuar pas punimeve në rrugë. Prej disa kohësh ky aks është kthyer në nje nga më problematikët në vend.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb