Perfundimi i kontrates mes kompanise se pastrimit dhe Bashkise se Elbasanit qe prej dates 24 nentor ka shkaktuar nje situate të shëmtuar ne rruget e qytetit. Ato jane te tejmbushura me mbeturina pasi koshat jane te papastruar prej 10 ditesh.

Pervec situates shqetesuese qe eshte shkaktuar ne rruget e qytetit perfundimi i kontrates ka sjelle probleme edhe per rreth 300 punonjesit e kompanise. Te mbetur tashme pa pune ata protestuan para prefektures dhe kerkojne qe t’iu gjendet nje zgjidhje nga kryebashkiaku pasi nuk e pranojne sasistencen sociale.

Drejtori i Agjensise se Sherbimeve Publike ne Bashki pranoi se Elbasani po perjeton nje situate ta pazakonte nga mbeturinat dhe tha se per normalizimin eshte angazhuar agjencia e sherbimeve publike qe do te vijoje punen deri ne zgjidhjen ligjore nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Nderkohe qe pritet të nënshkruhet kontratë me nje tjeter kompani pastrimi, banoret e Elbasanit duhet te durojne eren e rende nga mbetjet pasi puna per heqjen e tyre nga rruget nuk behet me te njejtat ritme, ndersa 300 punetoret mbeten me pikepyetje per punesimin ne te ardhmen.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb