Në përfundim të takimit që Skënderbeu fitoi në Gjirokastër kundër Luftëtarit 0-1, tifozërit e të dy kahëve kanë patur një përplasje më njeri-tjetrin.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit, gjirokastitët tentuan të përleshen me tifozërinë udhëtuese duke shkaktuar tension në stadium.

Policia i mori menjëherë në mbrojtje mbështetësit e ekipit udhëtues, duke i futur në fushë, mirëpo tifozët e Luftëtarit sërish tentuan të futeshin në stadium nga porta ku hyn ambulanca.

Megjithatë situata u qetësua dhe policia ndaloi një mbështetës të ekipit bluzi.

Kujtojmë që kjo ishte një sfidë shumë e rëndësishme për dy ekipet pasi vareshin objektivat sezonal. Luftërai shpresonte të përfitonte nga hapi fals i Vllaznisë për të siguruar vendin e katërt, ndërsa Skënderbeu kërkonte të mos shkëputej në luftën për titull kampion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb