Disfata ndaj Romës padyshim që nuk është pritur mirë nga holandezët e Feyenoord. Tifozët e ekipit nga Roterdami të stacionuar në zonën e “Pedonales” në kryeqytet kanë nisur të thyejnë karriget në momentin që nuk kanë mundur të dalin fitues në sfidë.

Në pamjet e siguruara për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, shihet se si Policia ka ndërhyrë menjëherë për të normalizuar situatën. Atyre i është dashur që të bëjnë edhe disa shoqërinë, pasi disa tifozë shihen të prangosur.

Megjithatë, vlen të përmendet se bëhet fjalë për një incident të izoluar, që nuk krahasohen me skenat e dhunës që u shënuan një mbrëmje më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb