Në ditën kur Shqipëria po bëhej gati të startonte aventurën në kualifikueset e Botërorit “Katar2022”, FSHF dhe Policia e Shtetit sollën jo pak konfuzion dhe kaos me deklaratat e tyre duke bërë që kjo situatë të bënte xhiron në mediat britanike. FSHF bëri publike një shkresë të ardhur nga Policia e Tiranës e cila refuzonte të merrte përsipër zhvillimin e ndeshjes në “Air Albania”, deklaratë kjo e cila u hodh poshtë disa orë më vonë nga Policia e Shtetit e cila e konsiderojë një reagim të nxitur atë të FSHF-ës dhe se gjithçka është gati që përballja me Anglinë të luhet sipas programit në “Air Albania”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Në lidhje me këtë temë u pyet pas ndeshjes kundër San Marinos edhe trajneri i përfaqësues së Anglisë, Gareth Southgate: “Nuk e mendova as për një minutë se ndeshja do të ishte në dyshim. Ne mbushemi me histori të tilla gjatë gjithë kohës për tema nga më të ndryshmet dhe është shumë e rrallë që gjëra të tilla të bëhen konkrete. Më kanë thënë që nuk ka asnjë dyshim për zhvillimin e ndeshjes”, tregoi trajneri garancinë që i ishte dhënë nga Federata Angleze.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb