Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha sot se Britania e Madhe do të bashkëpunojë me Talebanët nëse është e nevojshme.

Johnson gjithashtu mbrojti Ministrin e Jashtëm Dominic Rabb, i cili është kritikuar për trajtimin e situatës në Afganistan dhe tha se “absolutisht” i beson atij.

“Ajo për të cilën dua t’i bind njerëzit është se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin, nëse është e nevojshme me Talebanët, do të vazhdojnë”, tha Johnson për mediat.

Qeveria britanike tha se kishte evakuuar 1,615 njerëz që nga e shtuna e kaluar gjersa kryeministri tha se situata në aeroportin e Kabulit ishte “përmirësuar”.

Ndryshe, Talebanët tash e dy javë kanë marr kontrollin e shtetit afgan pas një periudhë njëvjeçare të udhëheqjes së këtij vendin nga shtetet perëndimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb