Shqipëri-Poloni ishte një finale e parakohshme, një ndeshje me shumë tension për të dy ekipet. “Air Albania” ishte “veshur” kuqezi për këtë sfidë të madhe, atmosfera ishte fantastike me 22 mijë tifozë që nuk reshtëm për asnjë minutë duke mbështetur të besuarit e Edy Reja. Pavarësisht këtij spektakli të dhuruar nga tifozët, që aq shumë i kishin munguar Kombëtares, jo gjithçka shkoi si duhej.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

U pa qartë që në fillim, sa herë polakët afroheshin në këndorë, tifozët nuk nguruan të lëshonin ndonjë send apo ndonjë shije uji, situatë kjo që detyrojë arbitrin e ndeshjes të këshillojë fillimisht ndërsa në minutën e 77-të, pas golit të polakëve, ndërpreu sfidën pas hedhjes së sendeve në fushë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky detaj nuk i ka shpëtuar mediave të huaja që më shumë se sa rezultati janë ndalur tek ky episod që për fat të keq mund ti kushtojë jo pak FSHF-ës pasi pritet të jetë objekt hetimi nga UEFA.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb