Më shumë se 100 të burgosur janë vrarë pas një rebelimi të të dënuarve në një burg të Ekuadorit.

BBC publikon pamjet se si familjarët, presin në radhë për të identifikuar viktimat. Një prej tyre është dhe 66-vjeçari Gustavo Vives. Ai thotë se deri më tani, i biri nuk është në listën e viktimave, por shprehet i bindur se ai ka ndërruar jetë, pasi ka parë trupin e pajetë të tij në internet.

“Ai nuk është në listën e viktimave, por e di që ai ka vdekur, sepse pashë një fotografi të trupit të tij dhe e identifikova nga ajo,” thotë ai.

Në të njëjtën situatë ndodhet dhe 50-vjeçarja Zenaida Moreira. Ajo është nëna e 23-vjeçarit Draëin Camino, i cili u arrestua dy vite më parë për vjedhje.

“Ai po vuan dënimin për vjedhje megjithatë ndodhet në atë burg të rrezikshëm. Nuk e di nëse djali ka vdekur. Në rrjete sociale kam parë koka të prera, fytyrë të ngjashëm me të tijën, por autoritetet nuk thonë asgjë”, u shpreh Moreira.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: