Zyrtarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham ka dhënë dorëheqjen pas kaosit, dhunës që përfundoi me viktima në godinën Capitol në një përpjekje të protestuesve pro Trump për të bllokuar Kongresin.

Grisham ka qenë drejtoreshë komunikimi dhe sekretare e shtypit teksa në fund funksiononte si shefja e stafit të Zonjës së Parë në detyrë të SHBA, Melanie Trump.

Pas saj edhe sekretarja sociale për Shtëpinë e Bardhë, Anna Cristina “Rickie” Niceta gjithashtu ka dhënë dorëheqjen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb