Parisi për mijëra tifozë që kishin udhëtuar për të shijuar finalen e Champions League u kthye në ferr, një organizim skandaloz që ka detyruar Prefektin e kryeqytetit të jap shpjegime përpara Senatit:

“Të shihje tifozët që shtyheshin e sulmoheshin nga ana e policisë ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë imazhin e Francës, kjo për mua është një plagë e madhe, më ka goditur shumë.

Mbase jam gabuar kur kam thënë se ishin afro 40 mijë tifozë pa bileta, por kjo ka pak rëndësi, nëse ishin 40, 30 apo 20 mijë pa bileta, jam i bindur se policia në këtë rast ka qenë një zhgënjim total”, u shpreh Didier Lallemant përpara Senatit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb