Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka dhe drejtori i AKMC-së Haki Cako janë nisur drejt Kakavijës, pas gjendjes së rënduar dhe trafikut atje.

Ata kanë mbërritur në Kakavijë për rreth 90 minuta, e do të takohen me drejtues të pushtetit vendor dhe policisë.

Ndërkohë, efektivë të Batalionit të Mbështetjes Rajonale të FA në Gjirokastër janë në afërsi të Kakavijës.

Për pak, aty mbërrin edhe automjeti i posacëm me 10 mijë litra ujë.

Drejt Kakavijës edhe autoambulancat e Forcave të Armatosura në mbështetje të ekipeve mjekësore të urgjencës mjekësore për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb