Ashtu siç pritej, nën një klimë aspak të qetë po zhvillohet Asambleja e Jashtëzakonshme e KOKSH. Komiteti Olimpik është përfshirë prej muajsh në një kaos të vërtetë si pasojë e përplasjeve në kupolën drejtuese, më saktë mes prsidentit Viron Bezhani dhe sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello.

Picture 318
Picture 318

Akuzat dhe përplasjet kanë qenë të ashpra edhe gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë, teksa përfaqësues të disa federatave kanë kërkuar largimin e tyre. Kjo kërkesë është marrë parasyesh nga Stavri Bello, që pas 23 vitesh në KOKSH ka prezantuar dorëheqjen e tij. Pas këtij vendimi, ai ka kërkuar që të njëjtën rrugë të ndjekë edhe presidenti Bezhani.
(ballanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb