Situata kaotike e krijuar në Dover dhe Folkstone, në pikën e nisjes së tunelit të La Manshit, që lidhe Britaninë e Madhe me Francën, duket se ka eskaluar pas pritjeve të gjata.

Zyrtarët francezë kanë arritur në pikën ku kanë nisur që të ironizojnë dhe tallen me Londrën zyrtare, duke pretenduar se e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën e mjerueshme të mijëra pushuesve anglezë, është që Britania e Madhe t’i bashkohet sërish zonës Shengen.

Deklaratat erdhën vetëm pak minuta pasi pushuesit u paralajmëruan se do të presin në radhë të gjata për pjesën tjetër të verës.

Shefat e kufirit në të dy anët e Kanalit pritet të takohen të hënën për të diskutuar se si të shmangen radhët e ngjashme përpara fundjavës më të ngarkuar të udhëtimit të vitit, që do të jetë kjo e premte.

Me infrastrukturën e tunelit që mbetet në një ‘teh thike’ sepse numrat e udhëtimeve janë kthyer në nivele para pandemisë dhe kushtet e kontrolleve kufitare kanë ndryshuar, duket se lufta e fjalëve do të vijojë gjatë midis Londrës dhe Parisit.

Ish-sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt tha sot se Franca ‘e furishme’ po dënon Britaninë për Brexit dhe mban inat kundër Boris Johnson për realizimin e tij. Ai sugjeroi se francezët po e teprojnë me kohën që marrin për vulosjen e pasaportave të çdo udhëtari që përdor tragetet nga Dover dhe terminali i Eurotunnel në Folkestone.

Ndërkohë, në një kundërpërgjigje François Decoster, nënkryetari i rajonit Haute-de-France, i cili përfshin Calais, tha se Mbretëria e Bashkuar ishte kthyer 30 vite mbrapa për shkak të Brexit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai vijoi më tej duke sugjeruar që Mbretëria e Bashkuar t’i kërkojë BE-së që t’i lejojë ata të ribashkohen në sistemin e lëvizjes së lirë “Shengen”.

“Brexit do të thotë që ne duhet të bëjmë kontrolle të reja. Më ka ardhur shumë keq për familjet, na pëlqen të mirëpresim turistët britanikë dhe duam që ata të vijnë lehtësisht në vendet tona të bukura. Ne kemi disa anëtarë jashtë BE-së që janë anëtarë të Shengenit, pse të mos e shqyrtojmë një ide të tillë?”, u shpreh ai.

Zyrtari francez sqaroi gjithashtu se shefi i policisë së rajonit do të takohet me shefin e kontrollit kufitar britanik për të “shmangur të njëjtën situatë fundjavën e ardhshme”.

Hrt
Hrt

Ai tha se fundjava e ardhshme do të jetë fundjava më e ngarkuar e vitit dhe kjo situatë nuk mund të përsëritet.

“Kur pashë skenat dje, më kujtuan kohën kur më duhej të kaloja kufirin midis Hungarisë dhe Rumanisë në vitin 1992. 30 vjet më parë, para se këto vende të anëtarësoheshin në BE. Mendoj se në Evropë imazhe të tilla nuk i përkasin kësaj kohe, i përkasin një epoke të vjetër. Nuk e di nëse duhet të vulosësh pasaportën, por më vjen keq që duhet të përdorim përsëri pasaportat. Kjo është diçka që duhet hequr. Kjo nuk është ajo që unë e quaj progres. Kjo është e kundërta e progresit. Kjo nuk është ajo që ne duam për Evropën. Ne duam të shohim lirinë e lëvizjes. Fatkeqësisht ne kemi nevojë për më shumë kontrolle midis Britanisë dhe Francës”, nënvizoi Decoster.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb