Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deklaroi se kaosi në vend i intereson vetëm Ramës.

Braimllari theksoi se kryeministri është ai që ka nevojë për destabilitet, për t’ju ikur halleve të qytetarëve.

“Shqipëria ka vite që me këtë qeveri ndodhet në protesta, si tek Astiri, tek Teatri dhe shumë të tjera. Kjo situatë e kaosit në vend i intereson vetëm Ramën. Edi Rama ka nevojë për destabilitet, që t’ju ikë halleve të qytetarëve. LSI është për kthim të shpresës në vend, të mos ikë rinia nga Shqipëria.

Ne jemi fokusuar tek bujqësia dhe tek turizmi, ku do hartojmë politika për të stimuluar vende të reja pune. Nëse hiqet akciza e naftës, do shtohen vende pune në bujqësi. Duhet vetëm vullnet politik i mirë për të rregulluar gjërat në Shqipëri. Sot beteja nuk është për emra, por sot kjo betejë është për vendin”, tha Braimllari.

Endrit Braimllari theksoi se çmimet e karburantëve në Shqipëri janë shumë ta lartë, duke thënë se ky problem duhet zgjidhur.

“Çmimet e karurantit në vend është shumë i lartë. Me karburantin lidhet pastaj çmimi i taksive, autobusi, por edhe për karburantin që përdoret në bujqësi etj. Tregu i karburantëve është përqendruar në duart e pak njerëzve. Nisja e një hetimi është diçka e mirë dhe uroj të dalë me konkluzicion dhe uroj që të dilet në përfundimin se duhet të ulet çmimi i karburantit në vend. Taksa është mbi normën normale të karburantin, sepse kjo rëndon tek xhepat e qytetarëve. Shteti duhet që të kontrollojë çmimet e tregjeve”, u shpreh Braimllari.

Më tej, Braimllari deklaroi se LSI është për heqjen e akcizës për fermerët, që ata të mund të mbështeten.

“Kjo gjë ndihet kudo, jo vetëm në Tiranë. Kjo ndihet kudo, edhe në qytete e fshatra të Shqipërisë. Kjo ndihet edhe tek fermeri, edhe për shkak të mos-heqjes të akcizës së naftës. Fermeri, nëse nuk ka çmim të lartë nafte, mund të shtojë vende pune ose të bëjë më shumë investime. LSI është angazhuar maksimalisht në këtë drejtim. Ne jemi për heqjen e akcizës për fermerët. Akciza e naftës shton barrën tek fermerët”, tha ai.

Po ashtu, Braimllari bëri me dije se LSI ka ngritur vend pune dhe se  po punohet për program të përbashkët.

“LSI ka ngritur vend pune, ka muaj që po punon për program. Fokusi i LSI-së është që të hapen vendet e reja të punës. Lëvizja Socialiste do koordinohet me PD dhe forcat e tjera dhe në janar besoj do kemi një program. Ne do rakordojmë gjërat me PD. E rëndësishme është që të krijohen vende pune, me paga të mira për të rinjtë e të rejat, por edhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë”, përfundoi Braimllari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb