Një pronar pub-i në Londër është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe videoja e regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit është shfaqur në profilin e tij në Facebook.

42-vjeçari Tim Sheahan shfaqet teksa bën sherr me disa burra në barin e lokalit. Më pas, Sheahan kap nga flokët gruan e tij, Jurgita Janusauskiene dhe e tërheq disa metra.

Nuk dihet si dhe pse ky regjistrim është postuar në faqen e Facebook-ut të 42-vjeçarit.

Sipas mediave mendohet se motivi i sherrit ishte xhelozia.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb