DELVINE- Pamje të denja për një skenar filmi janë regjistruar në lumin e Kalasë në Delvinë, ku transportohej me zetor një djalë i ri i sëmurë.

Njerëz që ulërasin, klithma, frikë dhe uji i lumit që vërshon furishëm, e në disa momente duket sikur po e merr përpara zetorin. Në breg ka policë që tentojnë ta tërheqin me litar derisa në një moment e nxjerrin në breg.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Shpresa Dine janë fokusuar momentet dramatike të daljes në breg të zetorit, ndërsa dëgjohen ulërima që të fusin tmerrin: “Hidh një litar, mbaje Daut, mbaje”, “O perëndi e madhe, kapni një litar”, “Pusho mos u tremb”, “Lidhe vajzën në brez”.

Sipas gazetares, familjarët kishin transportin me zetor nga lumi si të vetmen mundësi për të çuar në spital një djalë 20 vjeçar me hemorragji.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: