TIRANË

Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” për situatën në këtë spital të njohur tashmë si COVID2.

Ai tha se kapacitetet e këtij spitali janë drejt limiteve dhe 13 persona janë në reanimacion.

“Në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, situata ka ardhur drejt rëndesës sepse në 24 orët e fundit ka pasur një numër të lartë urgjencash mjekësore çka ka çuar drejt ezaurimit të këtij spitali. Burimet thonë që spitali është në 95% të kapacitetit të tij ku përveç personave të diagnostikuar përmes tamponit si pozitivë janë një numër edhe më i madh personash, të cilët sipas mjekëve dhe nga imazheritë e skanerit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 por se tamponi nuk ka mundur të dedektojë virusin vrasës SARS-COV2. Për mjekët është e kuptueshme për shkak se këto forma që paraqiten me tamponë negativë, janë më të rënduara në gjendjen shëndetësore se personat që vijnë me tamponë pozitivë. Për shkak se siç thonë mjekët tek këta persona virusi ka zbritur poshtë në pulmon dhe ka shkaktuar pneumoni të një grade të rëndë shëndetësore dhe këta persona janë më të predispozuar për të përfunduar në terapi intensive dhe në intubim. Aktualisht spitali është drejt limiteve të tij dhe MSH duhet të japë një zgjidhje për COVID3. Në reanimacionin e spitalit gjendja e rënduar. Numri i personave në terapi intensive vetëm tek spitali ‘Shefqet Ndroqi’ është 13 persona. Policia ka rrethuar spitalin dhe nuk lejon mediat të afrohen. Argumenti i policisë është se mund të rrezikohet përhapja e infeksionit, ndërkohë që të afërm hyjnë e dalin vazhdimisht. Ende ky spital nuk ka një shenjë treguese që është spital COVID. Tek COVID 1 ka rrethim si shenjë të karantinës. Këtu nuk ka asnjë shenjë”, deklaroi Skëndaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb