Rreth 80% e urgjencave të rasteve me COVID-19 përballohen nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Gazetari Erjon Skëndaj në një lidhje direkte për ‘News24’ nga Santoriumi theksoi se rreth 60% e këtyre urgjencave janë nga Tirana.

“50-60 përqind të urgjencave janë nga Tirana, dhe ato shkarkohen në Sanatorium. Mbi 70-80 % e urgjencave vijë aty. Që prej 15 nëntorit Sanatoriumi është me kapacitet tyë plotë. Në ditët e fundit kemi parë një normalizim të situatës pak a shumë, ku nuk ka shumë autoambulanca në pritje, pasi është bërë një koordinimin mes Urgjencës Kombëtare dhe spitalit. Ndërkohë, situata paraqitet më nën kontroll në COVID1, pasi ka shtretër më të lirë se sa Sanatorumi.”, tha Skëndaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb