GREQI

Një ngarkesë prej 108 kilogram marijuana është kapur në kufirin greko- shqiptar, saktësisht mes Kakavijës dhe zonës së Kallpaqit në Greqi.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se ngarkesa u gjet brenda një automjeti të braktisur i cili po ndiqej nga Policia por ishte një 20- vjeçar i cili la makinën dhe tani është shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezultoi se ngarkesa ishte marrë nga shtëpia e një 52- vjeçari në Konicë, afër kufirit me Greqinë dhe nga kontrollet u gjetën në atë banesë rreth 38 kilogram marijuanë. Ndërkohë burime bëjnë me dije për BalkanWeb se droga dyshohet që droga është marrë 4 ditë më parë, më 20 janar në kufirin e gjelbër shqiptaro- grek nga një grup kriminal i cili merret me trafikun e drogës Shqipëri- Greqi.

Makina
Makina

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb