GREQI

Janë kapur 115 kilogramë marijuanë në aksin rrugor Kakavaijë – Janinë, panë vendit të quajtur Kranula.

Policia greke ka arritur të ndalojë dy kamionë, të dyshuar se transportonin lëndën narkotike.

Brenda njërit prej tyre u gjetën dhe sekuestruan 24 pako me 115 kilogramë marijuanë, ndërsa mjeti tjetër shërbente për kontrollin e rrugës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa, nga ana e policisë helene janë vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve. Detajet për këtë operacion ende nuk janë bërë të ditura.

Bëhet me dije se një nga të arrestuarit është shtetasi shqiptar Spiro Dukoli. Ai ishte duke udhëtuar me kamionin me targat AA 328 ET. Dukoli është 29 vjeç.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb