Policia greke ka kapur të tjera sasi drogë në territorin e saj në kufi me Shqipërinë. Mediat greke shkruajnë se janë kapur 118 kg marijuanë në Agio Nikolao të Filatit, Igumenicë në një makinë me të cilën udhëtonin 2 femra greke të moshës 33 dhe 26 vjeçe.

Më vonë u arrestua nga policia greke dhe një shtetase greke 41 vjeçe që drejtonte një mjet që kontrollonte rrugën. Droga ishte marrë në kufirin e gjelbër dhe kishte destinacion Athinën.

Një tjetër operacion është zhvilluar në kufirin greko-shqiptar në vendin e quajtur Elefthero në fshatin Konica në Janinë ku janë kapur 23 kg marijuanë. Policia greke ka ndaluar një mjet ku ka gjetur 17 pakot me drogë.

Policia greke ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një shtetas grek 56 vjeç dhe pasagjerja greke 84-vjeçare. Në xhepin e drejtuesit u gjetën dhe sekuestruan edhe 2.9 gram heroinë. Droga ishte marrë në kufirin e gjelbër me qëllim futjen në brendësi të territorit grek.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: