TURQI

Forcat turke të sigurisë kanë sekuestruar 149 kilogramë heroinë në provincën lindore të Agrit në Turqi. 

Në një deklaratë nga zyra e guvernatorit lokal theksohet se forcat e xhandarmërisë gjetën drogën e paligjshme në një kamion të ardhur nga Irani.

Më vonë, drejtuesi i kamionit, i cili është me origjinë iraniane, u mbajt në arrest.

/Anadolu

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb