DURRES – Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 48-vjeçar, shofer i autobusit të linjës Athinë-Tiranë, pasi akuzohet për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Agron Karanxha, banues në Tiranë, është vënë në pranga, pasi ka transportuar dy shtetas sirianë, nga Athina në Shqipëri, nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Sipas policisë, Karanxha i ka fshehur sirianët në autobus, duke i marrë secilit një shumë prej 500 eurosh.
Ndërkohë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës po heton për ekzistencën e një linje trafiku të klandestinëve nga Athina për në Malin e Zi.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb