KORFUZ

Policia greke ka kapur mbi 20 kg marijuanë në Korfuz. Sipas policisë greke droga u kap në veri të ishullit në një zonë pyjore pranë bregdetit dhe ishte e ndarë në dy çanta, e futur në 18 pako me peshë totale 20 kg e 860 gram marijuanë.

Policia ka arrestuar një shtetas shqiptar të moshës 29 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy shqiptarë të tjerë 19 dhe 20 vjeç.

Droga Korfuz
Droga Korfuz

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: