Ndiqet një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar, kapet me mbi 20 kg marijuanë. Fillimisht mjeti nuk i është bindur postbllokut të policisë greke dhe pas ndjekjes është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20 kg 500 gram marijuanë.

Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Gjithashtu u identifikua dhe më pas u arrestua edhe pronari i mjetit, shtetas grek. U sekuestruan 3 celularë dhe 200 euro.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: