Droga Shqiptare, trafikantët malazezë. Është ky bilanci i aksionit më të fundit të policisë së vendit fqinj, të cilët pas një hetimi të kryer kanë vënë në pranga tre shtetas nga Podgorica, të cilët dyshohet se kanë trafikuar lëndë narkotike kanabis sativa nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Atyre u është sekuestruar në cilësinë e provës materjale e ndarë në katër thasë me një peshë prej 258 kg e dyshuar si kanabis sativa.

Sipas Policisë kufitare malazeze “Në vendin e quajtur Sharove Topole në territor të Komunës së Tuzit janë sekuestruar katër thasë me 258 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, të cilat u gjeten  një furgon, e cila pasi është kaluar me anë të mjeteve lundruese përmes Liqenit të Shkodrës, nga Shqipëria drejtë Malit të Zi, me qëllim shpërndarjen e saj në territorin e vendin fqinj.

Në pranga kanë rënë shtetasit malazez  Srgjan Singjeliq 37 vjeç, Savo Vukçeviç 24 vjeç dhe Ratko Shushkavçev 26 vjeç të gjithë lindur dhe banues në Podgoricë.

Nga hetimi i deri tanishëm rezulton se lënda narkotike është trafikuar nga Shqipëria drejtë Malit të Zi përmes Liqenit të Shkodrës”.  Policia malazeze gjatë dy muajve të fundi ka sekuestruar sasi të mëdha të kanabist e cila dyshohet se është trafikuar nga Shqipëria. Në bashkëpunim me homologët shqiptar po punohet në identifikimin e rrjetit të trafikantëve, ndërsa mësohet se ky trafik është kthyer në një problem për vendin fqinj pasi është zgjeruar harta e kalimit të drogës duke filluar nga grykëderdhja e lumit Buna deri në Vermosh, në skajin më verior të vendit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: