HANI I HOTIT- Tentativa për të kaluar ilegalisht kufirin ka rezultuar e dështuar për 26 klandestinë nga Siria. Këta shtetas sirianë kishin zgjedhur pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Hotit për t’u larguar drejt Malit të Zi, por falë një operacioni të organizuar nga shërbimet e policisë kufitare tentativa e tyre ka dështuar. Ndalimi i tyre është bërë tek vendi i quajtur “Livadhi i kryeplakut”.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Kufitare, bëhet me dije se, në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë ndaluar 26 qytetarë sirianë. Sipas dëshmive të dhëna pranë grupit hetimor, 26 klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia, dhe më pas kishin udhëtuar drejt Hanit të Hotit.

Por tentativa e tyre ka rezultuar e dështuar pasi janë zbuluar nga policia kufitare.

Policia po heton për identifikimin e më pas arrestimin e personave që kanë bërë transportimin e tyre, ndërsa po punohet për kthimin vullnetar të klandestinëve në vendin e tyre.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb