Tre operacione janë ndërmarrë sot në detin Egje, ku janë evidentuar 3 gomone. Mësohet se pjesë e operacionit ka qenë anija ‘Oriku’, ndërsa gomonet po lundronin në ujërat greke dhe turke.

Raportohet se operacioni për mjetin e lundrimit të parë, brenda të cilit kishte 50 klandestinë, irakenë, iranianë dhe afganë, u krye nga anija shqiptare.

Ndërkohë, pjesë e aksionit të dytë ishte anija ‘Frontex’, në të cilën kishte 53 persona, nga të cilët 16 fëmijë dhe 13 gra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: