KORÇË- Rreth 35 kg lëndë narkotike, kanabis sativa janë kapur në pikën kufitare të Kapshticës. Droga u gjet në një mjet tip furgon, me targa MNE AE 066, që udhëtonte nga Mali i Zi, përmes Shqipërisë drejt Greqisë gjatë procesit të skanimit.

Furgoni nuk ishte i ngarkuar me mallra, ndërsa droga ishte e fshehur në shasinë e mjetit. Pas sekuestrimit të lëndës narkotike është arrestuar edhe drejtuesi i mjetit, shtetasi malazez, Dragoyub Konatar, 46 vjeç.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: