SHKODËR

Policia e Shkodrës ka arrestuar këtë të mërkurë katër persona, ku dy prej tyre akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe dy të tjerë ishin shpallur në kërkim.

Ka qenë telefonata e qytetarëve ajo e cila ka ndihmuar efektivët e Shkodrës për të arrestuar dy nga katër personat. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy adoleshentë në qytetin verior, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Njoftimi i plotë:

Shkodër Bashkëpunimi me qytetarët vë në pranga dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkoitke. Njëkohësisht si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen edhe dy persona të tjerë të shpallur në këkrim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra nga qyetarët, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasëve: M. D, 31 vjeç, banues ne fshatin Stajkë, Vau i Dejës pasi u kap në flagrancë me doza lëndë narkotike Canabis Sativa. Si dhe A. S. 29 vjeç, banues në Shkodër , pasi u kap në flagrancë për kryerjen e veprës penale të “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe dy adoleshentë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Gjithashtu nga strukturat D. V. P. Shkodër gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale nate dhe në akse rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve të shpallur në kerkim: B. M. 61 vjeç, banues ne lagjen ‘Salo Halili” Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka denuar me 4 muaj burg për veprën penale të “Vjedhjes së mbetur në tentative” parashikuar nga neni 134/1-22 të Kodit Penal A. R. 42 vjeç, banues në Shkoder, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale të “Deklaratë e rremë” parashikuar nga neni 305/b i Kodit Penal Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: