ITALI- Katër shqiptarë  kanë rënë në pranga bashkë me një tunizian në shtetin fqinj të Italisë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije  akuzohen për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa dy prej katër të arrestuarve nuk ishin të panjohur për autoritetet.

Pas kontrolleve, shqiptarëve iu është gjetur drogë e llojeve të ndryshme si dhe një sasi parash, të cilat mendohet se si burim kanë trafikimin dhe shitjen e saj.  Për post drogës, në makinën e tyre janë gjetur edhe mjete të tjera të paligjshme, përfshirë fishekë si dhe pajisje, të cilat i përdornin në paketimin e drogës së llojit kokainë në doza të vogla.

Droga
Droga

Tuniziani  është arrestuar nga policia pasi ditë më parë ai kishte vjedhur një biçikletë në një nga zonat e frekuentuara në Modena. Pista e hetimeve është shtrirë në këtë zonë, ndërsa mendohet se shqiptarët e arrestuar kanë lidhje edhe me grupe  të tjera të rrezikshme.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb