GREQI- Kapet sërish drogë nga Shqipëria në anën tjetër të kufirit. Policia greke ka ndaluar një mjet në Kostur, pranë Kapshticës, ku janë gjetur dhe sekuestruar 5 pako me drogë, gjithsej 5310 gram marijuanë.

Ndërkaq policia greke ka arrestuar shoferin, një shtetas shqiptar 46 vjeç si dhe personin që do të merrte drogën, një 45-vjeçar grek.

Dy automjetet e personave në fjalë, 2 celularët dhe 3 karta sim janë sekuestruar gjithashtu nga policia greke.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: