KORÇA

Një tentativë e ndihmës së kalimit të paligjshëm të kufirit në në Shqipëri është goditur në qarkun e Korçës.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se mbi 80 klandestinë të huaj, mes të cilëve gra e fëmijë. janë kapur brenda një mjeti të tonazhit të rëndë me rimorkio në aksin Korçë-Pogradec.

Në aksion janë përfshirë Policia dhe Forcat ”Shqiponja” për të kapur sirianët në befasi.

Policia ka pikasur mjetin e tonazhit të rëndë në afërsi të fshatit Leminot ku e ka ndaluar dhe kontrolluar. Aty janë zbuluar mbi 60 sirianët që kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe po udhëtonin me mjetin në fjalë.

Nga operacioni policor është shoqëruar dhe drejtuesi i mjetit që po transportonte sirianët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb