Rreth 69 migrantë, përfshirë 10 fëmijë u gjetën duke provuar të kalonin Kanalin anglez të martën në mëngjes.

Ndërsa temperaturat e ajrit ishin rreth tetë gradë Celsius,  pesë anije të vogla u kapën nga Forcat Kufitare, ndërsa po dilnin për në Mbretërinë e Bashkuar.

69 personat u paraqitën si shtetas iranianë, irakianë dhe Uzbekistë, tha Ministria e Brendshme, duke shtuar se po punon ngushtë me autoritetet franceze dhe se patrullimet në plazhet franceze janë dyfishuar.

Në incidentin e parë të martën, rreth orës 12:45 (00:45 GMT), një anije e Forcave Kufitare vëzhgoi një varkë e cila po transportonte një grup prej tetë burrash që thoshin se ishin shtetas iranian, tha Ministria e Brendshme.

Pastaj, rreth orës 3:35 të mëngjesit, u pa një varkë tjetër, këtë herë mbante një grup prej 18 personash, të përbërë nga 14 burra, dy gra dhe dy fëmijë.

Në orën 5.10 të mëngjesit, Forca Kufitare përgjuan një anije që transportonte nëntë persona, shtatë burra dhe dy fëmijë, të cilët gjithashtu thanë se ishin shtetas iranian.

Në incidentin e katërt, një varkë me 23 persona u pa rreth orës 5:30 të mëngjesit.

Ky grup ishte i përbërë nga 14 burra, pesë gra dhe katër fëmijë, të cilët e kanë prezantuar veten si shtetas iranian, irakian dhe Uzbekistani.

Në incidentin e pestë rreth orës 7:45 të mëngjesit, një anije e Forcave Kufitare vërejti një varkë që transportonte një grup prej 11 personash të përbërë nga tetë burra, një grua dhe dy fëmijë që thoshin se ishin shtetas iranian.

Të gjithë shtetasit u kontrolluan nga ana mjekësore dhe do intervistohen nga zyrtarë të imigracionit.

Një zëdhënës tha: “Ata që përpiqen të kalojnë Kanalin me anije të vogla po vënë jetën e tyre në rrezik të madh dhe kriminelët e pamëshirshëm që lehtësojnë kalimet nuk kujdesen fare.

“Ne po punojmë ngushtë në të gjitha nivelet me autoritetet franceze për të trajtuar këtë veprimtari të rrezikshme dhe të paligjshme.”

Deputetja e sapozgjedhur Dover dhe Deal Natalie Elphicke tha të martën se ka kërkuar një takim urgjent me ministrin e brendshëm të Mbretërisë së Bashkuar dhe bëri thirrje për të bërë më shumë në Evropën kontinentale për të parandaluar kalimet e rrezikshme.

 

A.Ago, BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb