MAT

Policia e Matit, ka sekuestruar sot kanabis në fshattin Stojan të njësisë administrative Baz.

Janë sekuestruar gjithsej 7 kilogramë kanabis, të përgatitura për treg, që ishin ndarë në qese.

Po kështu, në një banesë tjetër të braktisur janë sekuestruar 300 rrënjë kanabis, që i kishin vendosur për tharje në këtë fshat.

Në lidhje me ngjarjen, Policia Mat ka arrestuar 4 persona, një u la i lirë se ishte i mitur, kurse një tjetër u shpall në kërkim policor.

Në operacion ka qenë edhe Kryeprokurori i Matit, Abaz Muca. Prokurori ka thënë se këta persona kanë qenë në vëzhgim prej disa kohësh.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb