UKRAINË

Autoritetet ukrainase njoftuan se kanë sekuestruar një sasi rekord heroine, prej 700 kilogramë, vlera e së cilës nëse hidhej në treg, shkon në 60 milionë dollarë. Lënda narkotike e llojit kokainë u gjet në pjesën veriore dhe atë perëndimore të territorit të Ukrainës.

Kreu i Policisë në Ukrainë Serhiy Knyazev tha se policia realizoi me sukses dy operacione dhe kapi sasinë rekord të drogës. “Nuk di rast të ngjashëm, që të kemi kapur kaq shumë heroinë”, tha ai.

Knyazev nënvizoi se 600 kg drogë janë kapur në një vend dhe 100 të tjera në vend tjetër, kurse u sekuestrua edhe një makinë luksoze. Operacioni përfundoi me arrestimin e katër personave, 1 nga Moldavia, 1 nga Turqia dhe 2 nga Maqedonia e Veriut.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb