KORÇË

 

Policia e Korçës vijon punën për kapjen emigrantëve të paligjshëm. Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja, Lorena Kodra, e raportuara nga “BalkanWeb”, operacioni i policisë po zhvillohet në qytet dhe në disa fshatra të saj.

Pas fshatit Drenovë policia ka bërë të mundur kapjen e 35 emigrantëve të paligjshëm në fshatin Mborje.

Mes emigrantëve ka gra dhe fëmijë mosha e të cilëve shkon deri 3 muajsh.

Për shkak të rrugës së gjatë dhe të vështirë që kanë kryer emigrantët policia transportoi për kontroll fëmijën 3 muaj në spitalin rajonal të Korçës ndërsa të tjerët në drejtorinë e kufirit për veprime të mëtejshme procedurale.

Mësohet se policia i gjeti emigrantët në një tunel në fshatin Mborje.

Kujtojmë se pak orë më parë u gjet një furgon i mbushur me emigrantë të paligjshëm. Shoferi, kishte braktisur mjetin në rrugë dhe është larguar, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb