SARANDE- Dy shtetas afganë janë ndaluar sot në pikën kufitare të Qafë Botës.

Emigrantët e paligjshëm u kapën në vendin e quajtur lugina e “Shkëmbit të Bufit” nga policia kufitare.

Nuk dihet ende destinacioni dhe mënyra e hyrjes në Shqipëri të shtetasve afganë.

Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes ata u dërguan në qendrën e azilkërkuesve në Babrru të Tiranës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: