ITALI

Dy shqiptarë ishin kthyer në shqetësim për komunitetin në Itali, pasi ata kryenin vjedhje dhe grabitje banesash në Padova.

Arrestimi i tyre është kryer nga karabinierët, të cilët prej kohësh i mbanin nën monitorim ndërsa sot kryen prangosjen e vjedhësve serialë.

Ee
Ee

Sipas mediave italiane, shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije, kryenin vjedhje në prani të njerëzve në disa apartamente në Padova.

Të arrestuarit akuzohen për një seri vjedhjesh në disa apartamente. Drejtësia italiane pritet të japë dënim për dy shqiptarët, të cilët po qëndrojnë aktualisht në paraburgim.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb