GJERMANI – Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjermane në Hamburg pasi akuzohen si grabitësit e dyqaneve të farmacive në këtë qytet.

Të rinjtë shqiptarë, 25 dhe 26 vjeç, u zbuluan nga menaxheri i tre prej farmacive ku janë kryer vjedhjet. Sapo ka zbuluar grabitjen, policia gjermane i është vënë pas të rinjve shqiptarë në përpjekje për t’u larguar nga vendngjarja.

Pas arrestimit të shqiptarëve u janë sekuestruar edhe çantat e mbushura me mallin e vjedhur.

Por ajo që u ka bërë habi dhe ka shkaktuar zhurmë në mediat gjermane është fakti se çantat e shqiptarëve ishin mbushur me pluhur qumështi që kishte vlerë prej 390 eurosh.

Malli i grabitur i është kthyer pronarëve të farmacive ndërsa tre të rinjtë janë prangosur menjëherë nga policia.

Gjatë kontrollit që i është bërë shqiptarit 25-vjeçar, tek ai është gjetur një thikë xhepi e cila i është konfiskuar. Që të tre të arrestuarit dyshohet se kanë qëndruar ilegalisht në Gjermani.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: