Këngëtarja e mirënjohur Tayna ka nisur një raport me Giovanni Santoro-n. 32- vjeçari është një ndër milionerët e rinj dhe duket se është mjaft i njohur edhe në Europë. Agjenti i futbollistëve të famshëm është kapur mat me Taynën gjatë pushimeve që ata kanë kaluar në Itali.

Çifti ka zgjedhur Porto-Cervo për të kaluar disa ditë larg vëmendjes së njerëzve, por duket se nuk ia kanë dalë. Në rrjet kanë qarkulluar videot e tyre, teksa shëtisin të përqafuar. Tayna është ndër personazhet që nuk ka pranuar kurrë të flasë për jetën e saj private. Si një nga artistet më të ndjekura dhe më të pëlqyera, ajo ka preferuar që famën ta drejtojë vetëm te karriera.

Lidhja e fundit publike e saj është me tekstshkruesin Kech Montana. Edhe pse publikisht ishte mohuar një gjë e tillë nga Tayna, çifti ishte përfolur mjaft nëpër media për një lidhje dhe miqtë e kishin konfirmuar këtë raport. Por si duket lidhjes së tyre i erdhi fundi shpejtë, pasi që të dy artistët nuk ndiqeshin më rrjetet sociale dhe nuk u panë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ka qenë pikërisht udhëtimi në Itali që ka zbuluar raportin e saj të ri me Giovannin, që në mediat ndërkombëtare njihet se një nga miliarderët në moshë të re. Mediat ndërkombëtare kohë më parë kanë zbuluar edhe jetën e tij, ku në krah në atë kohë ka pasur një partnere ruse. Duket se çifti ishte shndërruar në një problem për fqinjët në një ndër zonat më luksoze të Londrës ku dhe jetonin në atë kohë. “Daily Mail” ka publikuar një shkrim për Giovannin, duke vënë në dukje jetën e tij të luksit me të dashurën ruse.

“Një agjent i futbollit italian dhe e dashura e tij magjepsëse – që qarkullojnë me një ‘Bentley’ të artë – kanë zemëruar fqinjët e tyre në ‘Notting Hill’ me planet për një njësi të ajrit të kondicionuar ‘të përmasave industriale’. Giovanni Santoro, Galina Genis, kanë krijuar një reputacion në lagjen elitare si të ashtuquajturit ‘fëmijë të pasur të Londrës’. Ata hanë në restorante gustatore, blejnë në butikë të shtrenjtë dhe pushojnë në resortet më në modë. Por planet e fundit të çiftit me jetë luksoze për shtëpinë e tyre prej 5 milionë paund kanë shkaktuar zemërim te vendasit, pasi ata zbuluan propozimet për të instaluar kondicionerë të mëdhenj në çatinë e pronës katërkatëshe viktoriane.

Një tjetër vendase, Helene Cassaigne, shtoi: “Për momentin, nëse njerëzit flasin në tarracë dhe nëse jam në kuzhinë, dritarja është e mbyllur, unë mund të dëgjoj të gjithë bisedën”. “Kështu që me siguri do të dëgjoj zhurmën që vjen nga pajisjet e ajrit të kondicionuar… Unë nuk jam në favor të këtij projekti të ri”.

Oficerët e pushtetit vendor kanë rekomanduar tani që njësitë e ajrit të kondicionuar të jepen dritën e gjelbër, në varësi të kushteve të vendosura për zhurmë. Zonja Genis tha për “Evening Standard” të Londrës: “Nuk dua të përfshihem në asgjë që e përkeqëson situatën ose konfliktin me fqinjët. Unë dua të qëndroj jashtë saj”. Çifti tashmë ka instaluar një dhomë kinemaje dhe sauna në bodrum, ndërtimin e së cilës fqinjët e përshkruan si ‘gërmim deri në Australi’.

Martin Edge, apartamenti i të cilit ka pamje nga prona, tha se pajisjet ishin më të përshtatshme për ‘një njësi tregtare ose në një zonë industriale’. Në kundërshtimin e tij ndaj këshillit, ai shkroi: ‘Nuk mund të mendoj se si dikush që dëshiron paqen dhe qetësinë në shtëpinë e tij, do të lejonte ajrin e jashtëm kaq afër. E kundërshtoj sa më fort aplikimin”, thuhet në shkrimin e “Daily Mail”, duke vënë në dukje jetën e luksit të djaloshit italian. Tashmë që lidhja e tij me rusen ka përfunduar, ai ka gjetur sërish dashurinë në krahët e reperes së njohur./ Panorama

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb