STAMBOLL

Një sasi prej 1.2 ton drogë kanabis e modifikuar gjenetikisht nga Shqipëria është sekuestruar nga policia turke në Stamboll. Po ashtu, janë konfiskuar edhe 550 mijë pilula droge ekstazi, të trafikuara nga Holanda.

Shtatë vetë, të gjithë shqiptarë kanë përfunduar në pranga. Policia turke që kishte marrë informacione paraprake, ndoqi një makinë që u fut në pikën kufitare Kapikule më 29 prill. Më pas, kontrollet u zhvendosën në një depo. Pas kësaj, nisën arrestimet. Shqiptarët e arrestuar janë: S.A. 25 vjeç, S.D. 34 vjec, E.H. 43, G.A. 34, S.G. 32, M.E. 39 dhe S.S.Ç. 37 vjeç.

  • foto galeri

Media turke “Aksam” raporton se droga ishte fshehur në mesin e thasëve të ushqimeve për kafshë, ndërsa shqiptarët u arrestuan në dy operacione të ndara. Gjatë operacionit për sekuestrimin e kanabisit hibrid, u arrestuan katër shqiptarë.

Lënda narkotike ishte transportuar me kamion për në një depo në Eyüpsultan, ku edhe u gjet sasia e madhe e drogës, Në rast se kjo drogë do të hidhej në treg, do të vlente 44 milion lira turke.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: