ATHINË

Policia greke ka sekuestruar 102 kilogramë e 685 gramë heroinë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se droga u kap në një apartament të marrë me qira në afërsi të Stathmo Larisis.

Rezulton se apartamenti ku u gjet lënda narkotike ishte i marrë me qira në datë 24 shtator.

Droga e sekuestruar ishte e ndarë në 208 pako, e futur në 4 çanta. Ndërkohë, vazhdon operacioni i policisë greke.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se në çështje janë të përfshirë dhe shtetas shqiptarë.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb