Tre shqiptarë janë dënuar para pak ditësh nga një gjykatë franceze për trafikim droge.

Arrestimi i tyre është kryer në nëntor, pas një hetimi disa mujor, pasi policia ishte duke ndjekur një nga anëtarët.

Sipas mediave franceze, shqiptarët janë kapur me 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në makinë, duke ardhur nga Rotendami.

Ndërsa, gjatë kontrollit fizik të shtëpitë e të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan sasi të ndryshme droge.

Gjatë seancës gjyqësore, të tre kanë mohuar akuzat për kultivim droge. Megjithatë, gjykata franceze ka dënuar organizatorin me 8 vite burg, ndërsa njëri nga bashkëpunëtorët me 5 vite burg dhe tjetrin me 2 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb