ZVICER– 4 shqiptarë janë arrestuar në Gjenevë të Zvicrës, pasi janë kapur me lëndë narkotike. Sipas portalit landbote.ch, të arrestuarit janë 3 meshkuj dhe një femër, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Shqiptarët u arrestuan në 18 janar të këtij viti, ndërsa pritet që gjykata të japë masën e sigurisë ndaj tyre pasi aktualisht janë në paraburgim.

Policia e Gjenevës ka sekuestruar në total 19 kilogram e 585 gram kokainë. 1 kilogram e 250 gram kokainë iu gjet shqiptarëve gjatë arrestimit, ndërsa 18 kilogram e 250 gram u gjetën ne mjetin e shqiptarëve 36 orë nga momenti i arrestimit pas një kontrolli të imtësishëm të policisë në makinë.

4 shqiptarët e arrestuar akuzohen për prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: