Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali, pasi janë kapur me 150 doza kokainë në makinë.

Shoferi, 30-vjeçari shqiptar është ndaluar në Piazza Castello nga policia rrugore me qëllim kontrollin e përgjithshëm, mirëpo oficerët dyshuan pasi njëri prej tyre po mbante në bark një enë plastike ku u zbuluar se kishte drogë.

Mediat italiane shkruajnë se tre shqiptarët i përkasin moshave 30, 33 dhe 36 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi 50 pako të vola me kokainë, ndërsa në banesën e tyre u gjetëm 150 doza të tjera. Po ashtu, u sekuestruan 2 mijë euro cash, peshore, 8 celularë dhe drogë e cila vlerësohet rreth 25 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb