ITALI-Policia italiane ka arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve shqiptarë, pasi janë kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë.

Operacioni është zhvilluar në një lagje të Reggio Emilias, ndërsa në pranga kanë rënë dy vëllezërit shqiptarë Viktor Ndoj 38 vjeç dhe Gjin Ndoj 35 vjeç si dhe shtetasja rumune Alina Gianina Savin 31 vjeç, njofton media italiane reggionline.com.

Në momentin e arrestimit, karabinierët kanë sekuestruar gjysmë kilogram kokainë të ndarë në pako, 17 mijë euro cash si dhe disa telefona.

Policia ka ndërhyrë në momentin kur dy vëllezërit shqiptarë i shitën një sasi kokainë një klienti në Mameli, dhe më pas janë takuar në një lokal me shtetasen rumune. Gjithashtu policia sekuestroi edhe disa doza kokaine dhe para gjatë kontrollit në banesën e shqiptarëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: