Një sasi e madhe kokaine është bllokuar në Greqi, ndërsa dyshohet se 6 shqiptarë janë arrestuar. Mësohet se 1.2 ton kokainë u kapën në Astakao Etoloakarnanias.

Droga ishte fshehur në kabina turistike të zonës, të cilat ishin marrë me qira.

Mediat greke raportojnë se mes të arrestuarve ka grekë dhe shqiptarë. Po ashtu thuhet se kokaina importohej në rrugë tokësore nga Shqipëria, por me raste edhe në rruge detare në Astako.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb