163 pako me lëndë narkotike e llojit marijuanë boçe, me një peshë totale rreth 96.8 kilogramë janë sekuestruar në kufirin shqiptaro-maqedonas. Policia kufitare e Ulqinit ka konfiskuar drogën dhe ka arrestuar një person.

Policia kufitare ka ndaluar në qytetin e Darzës një automjet tip “Škoda” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga K. P., 29 vjeç nga Shqipëria. Pas ndalimit fillimisht, drejtuesi ka shtuar shpejtësinë dhe është larguar. Pas kësaj ka pasur ndjekje për këtë mjet, i cili është gjetur i braktisur në qytetin e Kruçës.

Në Kleznë policia ka ndaluar një automjet “Passat” me targa shqiptare, i cili drejtohej nga A.H., 30 vjeç nga Shqipëria, i cili është i lidhur me K.P.

Qeni zyrtar i policisë kufitare ka kontrolluar zonën dhe ka gjetur drogë të hedhur, e cila do t’i nënshtrohet ekspertizës në Qendrën e Mjekësisë Ligjore.

Bëhet me dije se janë gjetur 163 pako me lëndë bimore me ngjyrë jeshile të errët, me një peshë totale rreth 96.8 kilogramë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, A.H. i është hequr liria nën dyshimin se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, ndërsa në mënyrë intensive po kërkohet K.P.”, përfundon deklarata e policisë malazeze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb